Lajme
Kosovari i paguan mijëra euro serbit për ta sjellë në Gjermani
Ndërkohë, serbi, një 47 vjeçar me qëndrim në Zvicër, tha se kosovarin e kishte marrë në makinë "rastësisht" gjatë rrugës
Policia në Airing, Traunstein, Gjermani ia ka dalë që në momentin e fundit të ndalojë trafikimin e një kosovari në Gjermani. Kjo ka ndodhur të hënën. Një kosovar 20 vjeç i kishte paguar një trafikanti serb mijëra euro për ta sjellë në Gjermani, kanë konstatuar autoritetet.
Serbi dhe kosovari po udhëtonin në autostradën gjermane 304 me një makinë me targa sllovake . Me rastin e kontrollimit, ata treguan dokumentet e tyre të udhëtimit, serbe, respektivisht finlandeze. Por, meqë pasaporta finlandeze dukej e dyshimtë, policët e kontrolluan kosovarin, të cilit i gjetën një pasaportë të Kosovës në xhep, shkruan ovb.online.de.
Ndërkohë, serbi, një 47 vjeçar me qëndrim në Zvicër tha se kosovarin e kishte marrë në makinë, “rastësisht” gjatë rrugës. Meqë ekzistonte dyshimi për trafikim, policia i ndaloi të dy personat. Me hetimet e mëtejme u konstatua se pasaporta finlandeze ishte krejtësisht e falsifikuar.
Në fund, kosovari pranoi para hetuesve se ai i kishte paguar disa mijëra euro “bashkudhëtarit” të tij serb për ta transportuar nga Kosova deri në Austri.
Të dy personat vazhdojnë të mbahen në arrest dhe kundër tyre është nisur procedura përkatëse.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











