E-Diaspora
Kosovari humb jetën pasi rrëzohet nga skelja, ishte dita e tij e parë e punës
Mendohet se ai donte të kapte nga vinçi një kovë me material suvatimi për ta pasur në skelen ku punonte dhe me këtë rast ka ndodhur rrëzimi fatal
Paraditen e të hënës, një shtetas kosovar i moshës 35-vjeçare ka humbur jetën në një aksident pune, pikërisht në ditën e tij të parë të punës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth orës 10.00, ka bërë të ditur udhëheqësi i kantierit në Motorstrasse të Mynihut, shkruan tz.de. Ai ka thënë se punëtori është rrëzuar në tokë nga skelet e punishtes, rreth 10 metra të larta dhe nuk ka qenë më në gjendje të flasë, transmeton albinfo.ch. Pas ndihmës së parë të ofruar në vend të ngjarjes nga mjeku i emergjencës dhe shërbimi i shpëtimit, punëtori kosovar i ndërtimtarisë është transportuar në spital, ku pak më vonë ka vdekur.
I ndjeri e kishte ditën e tij të parë të punës në këtë kantier si suvatues, përcjell albinfo.ch. Supozohet se ai donte të kapte nga vinçi një kovë me material suvatimi për ta pasur në skelen ku punonte dhe me këtë rast ka ndodhur rrëzimi fatal.
Komisariati për aksidente pune ka inicuar hetimet lidhur me aksidentin. Hetimet janë duke vazhduar, raporton Policia e Mynihut.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











