Kosova
Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri gjatë vitit 2025
4.66 milionë hyrje nga Kosova, ndërsa italianët shënojnë ngadalësim të rritjes së vizitave
Kosovarët mbetën grupi më i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2025, me gjithsej 4.66 milionë hyrje. Kjo përbën 37.4% të totalit prej 12.46 milionë hyrjesh, duke theksuar rëndësinë e turizmit patriotik për sektorin e turizmit në vend, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve, të publikuara nga INSTAT, tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i madh me 1.29 milionë hyrje gjatë vitit 2025, një rritje prej 3.17% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo tregon një ngadalësim të dukshëm të rritjes, pasi në vitin 2024 krahasuar me 2023 rritja kishte qenë 31.5%.
Turoperatorët vënë në dukje se gjatë verës së vitit 2025 u regjistrua një zbehje e pjesëmarrjes së turistëve italianë, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të disa rajoneve të Jugut të Shqipërisë. Ky faktor i bëri shumë turistë të anulonin rezervimet ose të ndryshonin destinacionin e pushimeve./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









