E-Diaspora
Kosovarët sulmojnë dy herë: Një person humb jetën, tjetri plagoset rëndë
Policia supozon se ka një lidhje në mes të dy rasteve që ndodhën në një interval kohor prej gjysmë ore

Në mbrëmjen e të mërkurës në parkingun e një supermarketi në Abensberg të Bavarisë, Gjermani një person 39 vjeçar është qëlluar me armë zjarri, shkruan dpa.de. Sulmi ka qenë vdekjeprurës për shtetasin e Serbisë.
Ndërsa vetëm gjysmë ore pas kësaj, jo larg vendit të përmendur është plagosur rëndë një person 46 vjeçar, po ashtu me shtetësi serbe.
Dy personat e dyshuar për të dy sulmet, një 30 dhe tjetrti 41 vjeçar, shtetas të Kosovës, kishin arritur fillimisht të iknin me makinën e tyre nga vendi i krimit, transmeton albinfo.ch. Por rreth orës 19 e 30 makina e tyre është gjetur mbi bazë të përshkrimit të deshmitarëve dhe janë arrestuar dy personat e përmendur. Po ashtu atyre u është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet të jenë kryer sulmet.
Policia nuk thotë ende asgjë për motivet por pohon se dorasit de viktimat janë njohur mes vete. Policia supozon se ka një lidhje në mes të dy rasteve që ndodhën në një interval kohor prej gjysmë ore.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor