Lajme
Kosovarët shpenzojnë 150 milionë euro në vit për shërim jashtë vendit
Për shkak të politikave që i kemi dhe mos marrjes së shërbimeve shëndetësore, shpenzohen 120 deri 150 milionë euro në vit nga qytetarët në spitale private (jashtë Kosovës)
Sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili u referohet të dhënave të Bankës Botërore qytetarët e Kosovës shpenzojnë deri në 150 milionë euro për shërim jashtë vendit. Ai tjotë për Radio Evropa e Lirë se shërbimet mjekësore në vend vazhdojnë të mbeten të mangëta, andaj edhe qytetarët kërkojnë trajtime jashtë Kosovës.
“Konsiderojmë se për shkak të politikave që i kemi dhe mos marrjes së shërbimeve shëndetësore, shpenzohen 120 deri 150 milionë euro në vit nga qytetarët në spitale private (jashtë Kosovës). Sikur këto të holla të investoheshin brenda vendit, shërbimet do të ishin të mira. Këto shifra i ka publikuar Banka Botërore”, ka thënë Syla.
Përveç rasteve individuale të kërkimit të shërbimeve mjekësore jashtë vendit, një pjesë e tyre referohen për shërim jashtë edhe nga vet institucionet e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth 6 milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Lulzim Uka, zyrtar për informim tha për Radion Evropa e Lirë se ka pasur 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë vendit, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1100 pacientë. Kurse shpenzimet për mbulimin e këtyre rasteve kapin shifrën prej 8 milionë euro.
“Buxheti ka qenë 6 milionë euro, derisa pjesa tjetër është bartur si borxh për këtë vit, gjë që dëshmon se ky buxhet nuk mjafton. Ministria e Shëndetësisë në baza ditore po punon në ngritjen e infrastrukturës në mënyrë që të ketë sa më pak nevoja për trajtim jashtë vendit”, ka thënë Uka.
Në anën tjetër, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se rastet që nuk trajtohen brenda kësaj qendre, si institucion terciar referent për tërë Kosovën, referohen për trajtim jashtë vendit.
“Në kuadër të secilës klinikë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ekziston konsiliumi prej tre anëtarësh dhe drejtorit të klinikës, që shqyrtojnë sëmundjet që duhet trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore. Sëmundjet ndërlidhen kryesisht me leukeminë, por edhe me transplantet që nuk mund të kryhen (këtu)”, ka thënë Fazliu.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












