Zhvillim
Kosovarët që “bëhen serbë” për të punuar në Zvicër në të zezë

Ata shesin atë që posedojnë për të blerë një pasaportë serbe, e cila ua mundëson hyrjen pa vizë në shtetet e zonës së Shengenit. Dhe këtë pasaportë nuk e blejnë nga ndonjë falsifikator çfarëdo por drejtpërdrejt nga zyrat kompetente të shtetit serb!
“Serbët e rrejshëm”, kështu mban titullin shkrimi i revistës zvicerane beobachter që e problematizon dukurinë e njohur por kryesisht të heshtur, të shtetasve kosovarë të cilët të shtyrë nga skamja e papunësia bëjnë gjithçka për të dalë në perëndim. Atje nuk kanë të drejtë pune por shpresojnë të gjejnë një punë çfarëdo në të zezë. 3000 deri 6000 euro u kushton atyre një pasaportë serbe, shkruan revista dhe përshkruan gjerësisht përmes disa rasteve konkrete gjithë ecurinë, transmeton albinfo.ch.
“Në fakt Blerim Mehmeti (emër i ndryshuar) është kosovar. Por, në Zvicër ai jeton dhe punon me një pasaporë serbe. Ka qenë dëshpërimi i madh që e ka shtyrë kryefamiljarin 39 vjeçar nga Kosova të marrë shtetësinë e një vendi me të cilin ai në të vërtetë më së paku do të dëshironte të kishte punë. Në luftën e fundit Blerimi ka humbur disa familjarë, që janë vrarë nga plumbat serbë”, shkruan Beobachter.
Shkalla e papunësisë në fshatin e tij është mbi 60%. Dhe edhe nëse ai do të gjente ndonjë punë rasti, do të paguhej rreth 160 euro në muaj, aq pak sa nuk do t`i mjaftonin as për dru zjarri, vaj dhe miell, për ta kaluar dimrin ai me familjen.
Mehmeti kishte qenë edhe një herë më parë në Zvicër, me pasaportën e tij kosovare dhe me identitetin e vërtetë. Por, për t`i siguruar një vizë turistike, një të afërmi të tij i ishte dashur të kalonte një procedurë të ndërlikuar dhe të depononte 30 mijë franga si garanci, përcjell albinfo.ch. Dhe, Blerimi pastaj ishte kapur gjatë një kontrolli në vendin e punës ku punonte në të zezë, kështu që ishte dëbuar dhe dënuar me ndalesë hyrjeje në Zvicër për pesë vitet e ardhshme.
Për pasaportën serbe që e ka paguar 2500 euro, atij i është dshur të udhëtonte në Serbi, pasi që kishte shitur një pjesë të mirë të tokës. Pasaporta nuk është prodhuar në ndonjë kthinë të errët por në mënyrë zyrtare, nga autoritetet serbe. Përmes një miku ai ishte njohur me një zyrtar serb te Ministrisë së Brendshme në Zemun dhe atij ia kishte dhënë 2500 euro. Pas një muaji Blerimi qe bërë pronar i pasaportës së re, biometrike serbe me të cilën mund të udhëtojë pa vize në gjithë zonën e Shengenit. “Në Zvicër, me punën në ndërtimtari fitoj deri 3500 franga në muaj. Kaq shumë në Kosovë nuk mund të fitoj as për tërë vitin”.
Në artikull pasqyrohen edhe raste të tjera, në të cilat shqiptarët nga Kosova, për të fituar pasaportën serbe detyrohen të qëndrojnë edhe me muaj në ndonjë qytet të Serbisë, duke bërë kështu edhe shpenzime shtesë, përveç atyre që i bëjnë për sigurimin e pasaportës. Në gjithë këtë biznes janë të përfshira struktura mafioze që bashkëpunojnë me segmente të shtetit serb, vëren revista zvicerane.
Gazetaret kanë marrë edhe qëndrimin e zyrtarëve kosovarë dhe atyre zviceranë.
Skender Hyseni, ministër i brendshëm citohet të ketë kritikuar BE-në e cila sheh se para syve të saj“një shtet i cili gëzon lehtësi vizash, po i shet dokumentet e shtetësisë”.
Zëvendësi i tij, Shkodran Manaj thotë se këtë problem e kanë të njohur në ministri, por “I kanë duart e lidhura” për të vepruar kundër tij dhe nuk kanë ndonjë statistikë.
Njësoj “me duar të lidhura” para këtij problemi duket se janë edhe zyrtarët zviceranë, transmeton albinfo.ch. “Ne kemi indikacione se është e mundur që një kosovar mund ta marrë një pasaportë serbe duke dhënë “të dhëna të reja” personale, thotë Léa Wertheimer, zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migracion. “Por, është shumë e vështirüe dhe mbase e pamundur që ky fenomen të dëshmohet.”
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri? Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Austriake e Hoteleve (ÖHV) zbuloi se 72 për...
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri?
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030