E-Diaspora
Në Lucern prijnë kosovarët për pajisje me pasaportën zvicerane
Më së shumti të natyralizuar rezultojnë kosovarët: 303 prej tyre gjatë vitit 2018 kanë marrë pasaportë zvicerane

Zyra Kantonale e Lucernit për Statistikë (Lustat) në një njoftim të publikuar të mërkurën ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në këtë kanton kanë ardhur për të jetuar 5045 persona nga jashtë. 15.4% prej tyre kanë pasaportë zvicerane, 14.2% janë shtetas gjermanë dhe 6.3% italianë, shkruan Luzerner Zeitung.
Nga komunitetet e huaja që më shumë kanë ardhur për të jetuar në Zvicër se sa që e kanë lëshuar Zvicrën, në vendin e parë janë italianët, transmeton albinfo.ch. Kanë qenë pra 123 shtetas italianë më shumë të ardhur se të shpërngulur. Pas tyre, po kështu me saldo pozitive vijnë shtetasit kosovarë (107) dhe ata gjermanë (102).
Në vitin 2018 në kantonin e Lucernit jetonin 75 885 të huaj me qëndrim të përhershëm dhe 2897 sish me qëndrim të përkohshëm. Nga viti 1991 numri i të huajve në kanton pothuajse është dyfishuar, ndërsa përqindja e tyre në popullatën e gjithmbarshme është rritur nga 11.9% në 18.5%, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në nivel të Zvicrës gjatë kësaj periudhe përqindja e të huajve është shtuar nga 17.4% në 25.1%.
Në vitin e kaluar afërsisht çdo i pesti i huaj ose 18.5% ishte gjermanë. Në vendin e dytë ishin shtetasit e Kosovës, të Italisë dhe të Portugalisë: të tri këto komunitete përbënin nga 10% të të huajve në kanton.
Në përgjithësi Lustat ka regjistruar praninë e 158 nacionaliteteve në kanton.
85 % e banorëve të Kantonit të Lucernit flasin schweizerdeutsch (dialekti zviceran i gjermanishtes) dhe gjermanisht. Pas gjermanishtes, me nga 4%, vijnë gjuha shqipe, italiane dhe ajo serbe/kroate.
Gjatë vitit 2018 në Kantonin e Lucernit janë natyralizuar (kanë marrë pasaportën zvicerane) gjithsej 1697 të huaj, që i bie 22.5 natyralizime në 1000 të huaj me qëndrim të përhershëm. Më së shumti të natyralizuar rezultojnë kosovarët: 303 prej tyre gjatë vitit 2018 kanë marrë pasaportë zvicerane. Pas tyre vijnë gjermanët (271), serbët (119) etj.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025? Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të mbështesin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në...
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri