Lajme
Kosovarët optimist për integrim në Evropë
Rreth 47 për qind e kosovarëve mendojnë që Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda 5 viteve, kurse 3 për qind mendojnë se Kosova kurrë nuk do të jetë në BE
Qytetarët e Kosovës kanë njohuri të mjaftueshme për Bashkimin Evropian dhe për strukturën e saj. Mbi 90 për qind shpresojnë se Kosova do të jetë pjesë e BE-së, ndërsa vetëm 3 për qind janë pesimistë, duke besuar se Kosova kurrë nuk do të jetë anëtare e BE-së.
Këto të dhëna i ka publikuar Kolegji Universitar ISPE në ditën e Evropës. Ky kolegj ka zhvilluar një sondazh me 1000 respodentë në 11 komuna të Kosovës, ndërsa gjysma e të anketuarve kanë qenë studentë, kurse të tjerët me shkollim të mesëm.
Anketa është zhvilluar në dy grupe, me studentë dhe me qytetarë të rëndomtë të moshave të reja.
Në 23 pyetje të parashtruara në anketë qytetarët janë përgjigjur siç vijon: a keni dëgjuar për BE qytetarët janë përgjigjur 97% kanë dëgjuar për BE, kurse studentët për të njëjtën pyetje janë përgjigjur 98%.
“Qytetarëve janë përgjigjur me 41% që BE është formë e bashkëpunimit ekonomik dhe politik kurse studentët janë përgjigjur vetëm me 46%. Në pyetjen se sa anëtarë i ka BE 63% e qytetarëve nuk dinë se sa anëtar i ka BE kurse 48% e studentëve japin përgjigje të njëjtë”, thuhet në raportin e ISPE-së.
Aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE janë të mëdha, siç janë edhe bindjet e qytetarëve të saj. 92% e qytetarëve, sipas anketës, besojnë që Kosova duhet të jetë pjesë e BE kurse 97% e studentëve pajtohen me ketë besim.
Qytetarët e Republikës së Kosovës mendojnë që Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda 5 viteve (47%) kurse studentët janë më shumë pesimist në këtë pyetje ku 40% besojnë se Kosova do të jetë anëtare në BE brenda kësaj periudhe, dhe në të dy grupet 3% e tyre mendojnë që Kosova nuk do të anëtarësohet kurrë në BE.
Zhvillimi ekonomik i Kosovës në opinionin Kosovar lidhet ngushtë me anëtarësimin e Kosovës në BE, rezultatet e hulumtimit tonë vërtetojnë një gjë të tillë.
Korrupsioni, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, institucionet jostabile, Bashkimi Evropian dhe mos efikasiteti i institucioneve kanë qenë disa nga arsyeje që qytetarët dhe studentët mendojnë që janë faktorët kryesor pse Kosova ende nuk është pjesë e BE-së.
Kolegji Universitar ISPE është pothuajse i vetmi institucion universitar që ofron programe universitare për studime evropiane në Kosovë dhe rajon. Për të prezantuar rezultatet e këtij sondazhi, në ISPE ishte edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ndryshe sondazhi është realizuar në të gjithë territorin e Kosovës, me të gjithë qytetarët përfshirë edhe ata nga komunitetet pakicë. Në anketim kanë marrë pjesë 503 femra dhe 699 meshkuj. Mosha mesatare e të anketuarve, sipas ISPE, ka qenë 16-35 vjeç, ndërsa shkollimi mesatar i të anketuarve ka qenë shkolla e mesme
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












