Lajme
Kosovarët me të madhe shkojnë në Shqipëri
Sipas Gazetës Shqiptare mbi shtatë mijë veta kanë kaluar pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të kaluara
Në prag të sezonit turistik është rritur fluksi i kosovarëve që shkojnë për pushime në Shqipëri. Në pikën kufitare të Morinës, policia shqiptare ka shtuar masat për normalitet e siguri për njerëzit e automjetet.
Sipas Gazetës Shqiptare mbi shtatë mijë veta kanë kaluar këtë pikë kufitare gjatë 24 orëve të kaluara..
Fluksi i hyrjeve është më i madh në fundjavë, ku nxënës shkollash, studentë apo grupe të tjera vijnë të organizuar për të vizituar Tiranën apo qytete të tjera të Shqipërisë.
Në këtë periudhë, krahas fluksit të njerëzve, ka një rritje të ndjeshme dhe të lëvizjes së ndërsjellë të automjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra ushqimorë apo ngarkesa të tjera.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













