Kosova
Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë
Shqiptarët përtej kufirit iu drejtuan masivisht bregdetit duke shkaktuar radhë në Morinë. Destinacionet varionin nga Shëngjini më i afërt, deri në jugun e thellë
Kjo fundjavë mbushi me pushues thuajse të gjitha plazhet krysore nga jugu në veri. Që në orët e para të mëngjesit, fluks i lartë pushuesish u regjistrua nga Kosova.
Kjo foto tregon fluksin e lartë të hyrjes nga Kosova mëngjesin e së shtunës.
Shqiptarët përtej kufirit iu drejtuan masivisht bregdetit duke shkaktuar radhë në Morinë. Destinacionet varionin nga Shëngjini më i afërt, deri në jugun e thellë.
“Po shkojmë në Velipojë. Mirë duken kontrollet”.
Pas lehësimit të masave në të dy vendet, thonë se rreziku nga koronavirusi është thuajse i njëjtë. Ndaj plazhin nuk do ta braktisin.
“Frika si në Prishtinë si në Dhërmi është njësoj”.
Ata që kishin zgjedhur Shëngjinin, trafiku i shoqëroi deri në hyrje të qytetzëz.
Fluks të shtuar pushuesish kishte edhe drejt jugut, duke kujtuar së trafiku mbetet problem pa zgjidhje në disa akse.
Javë pas jave, Vlora po merr pamjen e një qyteti turistësh, por plazhi me protokoll duket se nuk gjen zbatim masivisht
“Edhe frika është zbutur por edhe ne nuk e kemi atë kulturë të distancohemi nga njëri-tjetri”.
Ende mbizotërojnë shqiptarët, por bjellorusëve të ardhur pak ditë më parë, tashmë u janë shtuar edhe grupi i parë nga Rusia.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, me gjasë shqiptarët do të kenë pak alternativa për pushime jashtë vendit, ndaj ky sezon pritet të bazohet tek turizmi patriotik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











