CH-Ballkani
Kosovarët janë me Hillary Clintonin
Në afërsi të qendrës së Prishtinës, ndodhet statuja e Bill Clinton, kurse disa metra më poshtë është një lokal që shet rroba me emrin Hillary. Kosovarët e përkrahin gruan e ish-presidentit të SHBA-ve për zgjedhjet që do të mbahen
Kosova gjithmonë e ka falënderuar Amerikën për ndihmën që i ka dhënë gjatë luftës të zhvilluar para 17 vjetësh. Për këtë arsye në afërsi të qendrës së Prishtinës është ndërtuar statuja e ish-presidentit Bill Clinton.
Por, vetëm disa metra më larg, ndodhet edhe një butik, me emrin Hillary, apo në emër të gruas të tij, dhe kandidates për presidente të SHBA-së.
‘BBC’ ka realizuar një storie për këtë ngjarje, duke qenë edhe në këtë lokal që shet rroba, përcjell albinfo.ch.
Shitësja tregon se çfarë rroba shiten në këtë lokal, derisa gazetari flet edhe për Prishtinën dhe qytetarët e saj, që gjithmonë, e kanë përkrahur Amerikën, derisa këtë radhë do e mbështesin Hillary Clintonin për zgjedhjet në SHBA.
Më herët Hillary Clinton ka vizituar Kosovën, ku ka parë statujën për burrin e saj, si dhe lokalin në emër të saj dhe ka qenë e impresionuar me atë se çfarë kanë bërë për të dhe Bill Clinton.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










