Sport
Kosovare Asllani në garë për futbollisten më të bukur në botë
Sipas votave, Kosovarja aktualisht është në vendin e shtatë me mbi 5 %
Medie të shumta botërore bëjnë sondazhe duke përzgjedhur futbollisten më të bukur në botë.
Edhe gazeta zvicerane “Blick am abend” ka hapur një sondazh duke radhitur 11 femrat më të bukura që marrin pjesë në kampionatin futbollistik të këtij viti.
Në mesin e femrave nga përfaqësuese të ndryshme të botës është edhe mitrovicasja Kosovare Asllani e cila mbron ngjyrat e përfaqësueses suedeze.
Sipas votave të këtij sondazhi, Kosovarja aktualisht është në vendin e shtatë me mbi 5 %, ndërkohë e pa konkurrencë duket të jetë futbollistja amerikane Alex Morgan e cila kryeson me afro 30 % të votave.
26 vjecarja Asllani që luan edhe për ekipin e Paris Saint Germain në Francë, ka lindur në Kristianstad të Suedisë, ndërsa prindërit e saj janë nga Mitrovica.
Votimin për Kosovaren mund të bëni në linkun në vijim:
http://www.blickamabend.ch/sport/jetzt-abstimmen-wer-ist-die-schoenste-wm-spielerin-id3888147.html
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











