Futboll
Kosovare Asllani e dërgon Suedinë në Botëror
Suedia u kualifikua në Kampionatin Botëror të Australisë dhe Zelandës së Re, që do të mbahet në vitin 2023.
Futbollistja Kosovare Asllani shënoi golin e mjaftueshëm në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Irlandës.
E renditur e dyta në botë, Suedia kishte nevojë vetëm për një pikë për të shkuar në Botëror dhe atë e arriti ndaj irlandezeve.
Asllani shënoi në minutën e 79-të pasi e mori një top nga zëvendësuesja Olivia Schough për t’ia dhënë primatin Suedisë në Grupin A me 19 pikë pas 7 ndeshjesh të zhvilluara.
“U kualifikuam në Botëror, shihemi në Australi/Zelandë të Re 2023”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Ajo ka luajtur me sukses në Suedi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Paris Saint-Germain e Manchester City, ndërsa sot është pjesë e Real Madridit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













