Lajme
Kosova vendosë viza për qytetarët e Bosnjës
Qeveria e Kosovës ka vendosë që të aplikojë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës, mori vendim që të vendosë regjim vizash për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky vendim vjen pas një ultimatumi që Prishtina zyrtare i ka dhënë Sarajevës, që kjo e fundit ta heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pasi që Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë pranuar që kosovarët të kalojnë lirshëm nëpër shtetin e tyre, pason vendimi i Qeverisë së Kosovës që të aplikojë viza për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj tha se Prishtina zyrtare ka qenë e shtyrë ta marrë këtë vendim.
“Që nga shpallja e Pavarësisë nga viti 2008, Republika e Bosnjës ka pasur një qasje izoluese ndaj Kosovës deri në vitin 2012, ndërsa në këtë periudhë kur në kemi kërkuar të gjejmë një zgjidhje ky shtet ka vendosur regjim vizash ndaj qytetarëve të Kosovë, kështu e shohim të nevojshëm të marrim një vendim të tillë”, ka thënë Hoxhaj.
Vendosja e vizave për Bosnjën do të jetë hendikep kryesisht për boshnjakët, por edhe për serbët e Republika Srpska që janë të lidhur me Kosovën.
Siç është thënë më herët, nga regjimi i vizave përjashtohen shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës, që kanë viza shumëhyrëse të Schengenit. Mirëpo, qëndrimi i tyre brenda territorit të Kosovës kufizohet në 15 ditë.
Bosnjë e Hercegovina është një ndër vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka më shumë se një vit që ka vendosë viza për kosovarët. BeH është i vetmi shtet në rajon, krahas Serbisë, që nuk e ka pranuar ende shtetësinë e Kosovës, për shkak të kundërshtimit të entitetit serb në këtë shtet.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











