Lajme
Kosova vendi më i varfër në rajon
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, Kosova e ka Bruto Produktin Vendor më të ulëtin në rajon për kokë banori, me vetëm 3,815 dollarë amerikan
Kosova e ka Bruto Produktin Vendor (BPV) më të ulët për kokë banori në rajon e rrjedhimisht konsiderohet vendi më i varfër me vetëm 3,815 dollarë amerikanë. Sipas të dhënave nga Bankës Botërore, Kroaci është vendi më i pasur nga vendet e rajonit me 13,529 dollarë BVP për frymë.
Po ashtu sipas statistikave të njëjta, pas Kroacisë vjen Mali i Zi me 7,125 dollarë amerikanë; Serbia me 5,935 dollarë; Maqedonia 4,850 dhe Shqipëria me 4,652 dollarë amerikanë për frymë.
Bruto Produkti Vendor është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi për REL thotë se Kosova nuk qëndron keq krahasuar me vendet e rajonit, sa i përket vlerës së BPV-së për kokë banori. Megjithatë, sipas tij, nëse shikohen si të tilla këto të ardhura kombëtare për kokë banori nuk janë të ulëta, mirëpo duke pasur parasysh se koncentrimi i kapitalit është vetëm në duar e disa pronarëve, atëherë kjo vlerë e BPV-së mbetet e ulët.
“Shikuar këto statistika atëherë Kosova nuk qëndron keq, se nëse pjesëtojmë 365 ditë me 3,815 dollarë atëherë nuk jemi keq, mirëpo këtu eksiton një shpërputhje e madhe në mes atyre që posedojnë një shumë të madhe të kapitalit, do të thotë kapitali në Kosovë është i koncentruar në shumë pak banor dhe shumica e banorëve kanë një standard të ulët të jetesës”, sqaron Gashi.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria në Kosovë është 29.7 për qind, derisa varfëria ekstreme 10 për qind. Varfëria ekstreme, sipas Bankës Botërore, përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë.
Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi drejtor ekzekutiv i Qendrës Strategjike dhe Sociale “STRAS” , thekson se të dhënat e fundit të BPV-së për kokë banori janë të kënaqshme, por që gjithsesi se mbetet e ulët. Sipas tij, jo secili qytetarë i Kosovës ka këtë standard apo këto të ardhura.
“Vetë fakti, kur kemi parasysh edhe shifrat e BPV-së në vendet e tjera të rajonit dhe pavarësisht rritjes që ka pasur vendi, ne ende mbesim vend i varfër krahasuar me vendet e rajonit e mos të flasim sa larg qëndrojmë nëse bëjmë një krahasim më vendet e rajonit”, thekson Rexhepi.
Ndërkohë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se Bruto Produkti Vendor ka arritur në 5 miliardë e 326 milionë euro, gjë e cila që nga viti 2008 ka shënuar rritje. Megjithatë, mosfunksionimi i institucioneve të reja Kosovës të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, sipas ekspertit të ekonomisë Naim Gashi do të reflektojnë negativisht edhe në Bruto Produkti Vendor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










