Kosova
Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm i izoluar në Evropë
Liberalizim të vizave, Qeveria duhet të lobojë te shtetet anëtare të BE-së
Progresi në kuadër të dialogut është kyç sa i përket liberalizimit të vizave si dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, po vlerësojnë njohës të çështjeve politike në vend, përcjell albinfo.ch.
Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Komisioni Evropian, sipas tyre Qeveria duhet ta ketë në fokus lobimin te shtetet anëtarë të BE-së, e te secila veç e veç.
Ata e kanë cilësuar si shumë të padrejtë situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket liberalizimit të vizave.
Drejtor i Institutit EPIK të Kosovës, Demush Shasha, po e sheh proces kyç progresin e dialogut, duke përfshirë në të edhe liberalizimin e vizave.
Sipas ish-sekretari të Ministrisë për Integrim Evropian, nuk mund të pritet ndonjë mrekulli në kohë afatshkurtër, pasi që, siç thotë ai, zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ato presidenciale në Serbi nuk mund të sjellin progres në këto procese.
“Progresi në kuadër të dialogut është kyç, qoftë sa i përket liberalizimit të vizave, qoftë sa i përket çështjes së marrjes së vendit kandidat, qoftë sa i përket avancimit tonë në organizatat siç janë Kombet e Bashkuara apo NATO. Prandaj rëndësia e tij nuk mund të mbivlerësohet, në këtë kontekst duhet të jemi optimistë, pasi që po shohim një bashkërendim çdo ditë e në rritje ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli, në afat të shkurtër, pasi që edhe ne kemi zgjedhjet lokale, ndërsa në Serbi ato presidenciale, prandaj derisa të përfundojnë këto ciklet zgjedhore nuk duhet pritur ndonjë progres”.
Edhe vetë mekanizmat evropianë e kanë konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, por për të ndodhur kjo, secili nga shtetet anëtare të BE-së në Këshillin Evropian duhet ta konfirmojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Prej muajit janar udhëheqjen e Këshillit e ka marrë Portugalia.
Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që akoma nuk e gëzon të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












