Lajme
Kosova thyen rekordin e shteteve evropiane për përdorimin e internetit
Sipas Eurostat, interneti është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, pas shpërthimit të COVID-19 dhe masave përkatëse të izolimit dhe distancimit shoqëror.
Është bërë e ditur se 69% e individëve shqiptarë nga mosha 16 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, sipas të dhënave që i referohen fundit të 2019-s. Të dhënat janë raportuar nga Eurostat. Së bashku me Bullgarinë (68%), Shqipëria renditet e fundit në Europë, nga 86% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian-27 më 2019, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Kosova ka thyer rekordin me 91% e të cilëve e përdornin internetin në vitin 2019. Ndërsa në 2020-n, kjo shifër është rritur në 96%, ndër më të lartat në Europë (të dhënat e Shqipërisë për vitin 2020 mungojnë).
Edhe shtetet e tjera të rajonit kanë përdorim të ngjashëm të internetit me Shqipërinë, me Bosnjën 70% dhe Malin e Zi 73%., ndërsa Serbia e ka këtë tregues 77%.
Sipas Eurostat, interneti është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e fundit dhe veçanërisht në vitin 2020, pas shpërthimit të COVID-19 dhe masave përkatëse të izolimit dhe distancimit shoqëror. Në vitin 2020, 87% e njerëzve të moshës 16-74 në BE raportuan se kishin përdorur internetin gjatë 3 muajve të mëparshëm. Kjo përqindje luhatet nga 70% në Bullgari, në 99% në Danimarkë. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve – në 2010 ai ishte 67% dhe më 2015 në 78%.
Në vitin 2020 interneti u përdor kryesisht për të dërguar / marrë e-mail (74%), për të gjetur informacion në lidhje me mallrat dhe shërbimet (69%), për mesazhe të menjëhershme (68%), lajme në internet (65%) dhe telefonim ose video thirrje (60%). Shumica e njerëzve gjithashtu përdorën internetin për bankë (57%), për të dëgjuar muzikë (56%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (56%) dhe për të kërkuar informacione shëndetësore (55%).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











