Kosova
Kosova, temë diskutimi në samitin e OSBE-së
Gjatë ditës së sotme në Shkup po zhvillon punimet samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së në Evropë, përfshirë Rusinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në këtë samit ka folur për Kosovën, duke thënë se me shpalljen e pavarësisë në vitin 2008 dhe pranimin e saj, u bë siç thotë ai, rrëmbimi i Kosovës nga Serbia, duke shkelur Rezolutën 1244 të OKB-së dhe pa referendum, njoftojnë media në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalimit të tij, disa delegacione kanë lëshuar sallën, teksa reagim të rreptë bëri ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, i cili u shpreh se ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen nga lufta në Ukrainë, duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor. Tutje, sipas tij, Shqipëria vazhdon të punojë fort dhe në mënyrë proaktive për një Ballkan Perëndimor stabil e paqësor.
Ndër të tjera, ai ka thënë se një OSBE e fuqishme, është e nevojshme në ditët e sotme, pasi edhe përkundër progresit të dekadës së fundit, kërcënimet e vjetra janë duke dalë në sipërfaqe përsëri dhe pas këtyre tentativave për të shkaktuar probleme në Ballkanin Perëndimor, mund ta shihet qartë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












