Sport
Kosova synon fitore në ndeshjen e sotme me Çekinë
Afër ekipit i ka qëndruar edhe futbollisti Milot Rashica, i cili për shkak të lëndimit nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë bashkëlojtarët
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore, ku futbollistët janë parë shumë entuziastë para përballjes së sotme me çekët, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 15:00.
Stërvitja e fundit ka qenë kryesisht relaksuese, pa intensitet të lartë për futbollistët, por që përzgjedhësi Bernard Challandes u ka dhënë instruksionet e fundit futbollistëve për ta përballuar me sukses sfidën e sotme, shkruan rtklive.com. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshje, teksa i mbetet përzgjedhësit Challandes që të vendosë për 11-shen startuese.
Afër ekipit i ka qëndruar edhe futbollisti Milot Rashica, i cili për shkak të lëndimit nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë bashkëlojtarët, por ka vendosur të vijë dhe t’u japë kurajë për fitore në ndeshjen ndaj çekëve.
Para stërvitjes së fundit, në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, të cilët kanë shprehu pikëpamjet e tyre për duelin kundër çekëve.
Challandes ka thënë se skuadra e tij duhet të luajë me shumë pasion dhe si e çmendur për ta arritur rezultat pozitiv, teksa e ka vlerësuar Çekinë si favorite.
“Kam folur shumë për mentalitetin. Mendoj se është shumë e rëndësishme në këtë moment, jo vetëm taktikat dhe agresiviteti. Ne duhet të luajmë si të çmendur dhe të shfaqim pasion. Kemi 13 mijë tifozë dhe duhet të japim diçka të veçantë që ta kemi mbështetjen e tyre maksimale. Aspekti psikologjik është më i rëndësishmi në këtë ndeshje”, ka theksuar Challandes, i cili nuk ka zbuluar asgjë sa i përket futbollistëve që do të startojnë në këtë ndeshje.
Çekia vlerësohet si konkurrenti kryesor i Kosovës për pozitën e dytë në renditje dhe aktualisht ka një pikë më shumë se Dardanët, derisa fitorja në këtë ndeshje do t’i jepte një shtysë të madhe Kosovës drejt kualifikimit në Euro 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














