Futboll
Kosova sot do të zhvillojë ndeshje futbollistike me Guinenë
Kosova do të zhvillojë miqësoren e tretë në vargun e tyre që po zhvillohen para Kampionatit Evropian, që fillon më 11 qershor, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se përfaqësuesja jonë takohet me Guinenë në Turqi nga ora 16:00, në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi”, në Turqi.
Kujtojmë se para këtij takimi Dardanët u përballën me San Marinon, duke fituar 4-1 dhe me Maltën, duke marrë po ashtu fitore, 2-1.
Në anën tjetër, Guinea vjen pas një barazimi pa gola me Turqinë dhe pritet të jetë një takim i vështirë, por e bukura është që do t’i shohim limitet e lojtarëve tanë.
Bernard Challandes është duke sfiduar të gjithë lojtarët, duke marrë nga ta më të mirën, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë se cili është më në formë nga secila pozitë.
Kujtojmë se Kosova do të ketë edhe një miqësore më 11 qershor, atë kundër Gambisë dhe që e mbyll këtë cikël të miqësoreve.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











