Kosova
Presidentja Osmani: Qëndrojmë me SHBA-në
Kosova solidarizohet me Hawain

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për shkak të katastrofës me zjarret në Hawai që rrafshuan qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA për më shumë se një shekull.
Osmani shkroi në rrjete sociale se është zemërthyese të shohësh shkatërrimet, ndërsa shprehu solidaritetin e popullit të Kosovës, duke u uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve, raporton blic, transmeton Albinfo.ch.
“Është zemërthyese të shohësh shkatërrimet që po ndodhin nga zjarret mbi popullin e Hawaiit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë tanë amerikanë gjatë këtyre kohëve të vështira. Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Osmani.
Deri më tani 89 persona janë konfirmuar si viktima në zjarrin Maui. Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi guvernatori i Hawait, Josh Green.
Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët.
Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri