Lajme
Kosova, shtet me më pak se dy milionë banorë
Faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës i filluar më një prill dhe i përfunduar mbrëmë në orën 24:00, përfundimisht Kosovën e ka nxjerrë shtet me më pak se dy milionë banorë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Numrin e banorëve nuk e ka shtuar as afati shtesë për regjistrim të popullsisë, që vazhdoi në disa komuna të Kosovës, duke i përfshirë ato me shumicë serbe, por jo edhe veriun e Mitrovicës.
Një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane, ka theksuar për Kohën Ditore, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja.
Ai ka treguar se regjistrimit të popullsisë i janë përgjigjur pothuajse qind për qind qytetarët e Kosovës, duke i përfshirë në listën suplementare edhe qytetarët kosovarë që jetojnë në diasporë.
“Më shumë se 98 për qind e popullatës rezidente është regjistruar dhe zyrtarisht regjistrimi ka përfunduar të martën në orën 24 në 34 komuna të Kosovës.
700 deri 850 mijüe kosovarë jetojnë jashtë vendit
Nga ky proces është parë se një numër i madh i kosovarëve jetojnë jashtë vendit dhe numri i tyre sillet prej 700-850 mijë banorë, dhe ky emigrim ka ndikuar që numri i banorëve rezidentë të Kosovës të mos e arrijë dymilionëshin”, ka treguar drejtori Zabërgja.
Drejtuesit e Komisionit Qendror për Regjistrimin thonë se përveç pjesës veriore të vendit, ku ende nuk ka nisur regjistrimi, procesi përgjithësisht është zhvilluar në rregull.
Kryetari i komisionit, Rifat Blaku tha për Radion Evropa e Lirë se “aktualisht janë duke u përpunuar të dhënat dhe së shpejti do të bëhen të ditura rezultatet”.
Blaku tha se janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e regjistrimit për veriun e Kosovës, por nuk dha detaje të tjera.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










