Kosova
Kosova shpëton rreth 30 milionë euro
Kosova i fiton tri përballje në arbitrazhe
Kosova është ballafaquar në arbitrazhe ndërkombëtare në gjashtë raste, ku ka qenë e përfshirë Avokatura Shtetërore. Drejtuesit e saj thonë se tri nga gjashtë rastet janë fituar, derisa për tri të tjera pritet vendimi në javët në vijim, përcjell albinfo.ch.
Fitorja e fundit ishte ajo ndaj institucionit mikrofinanciar “Iute Credit”. Kjo e fundit kishte paditur vendin për marrje të licencës.
Guvernatori Fehmi Mehmeti thotë se kjo fitore ka vërtetuar se BQK-ja ka qenë e sigurt në ligjshmërinë e vendimit të saj, por edhe për 13 tërheqjet e licencave dhe lejeve në pesë vjetët e fundit.
Me këtë fitore Kosova ka shpëtuar rreth 30 milionë euro, aq sa ka pretenduar kompania ndaj shtetit.
Në tri rastet, të cilat ende janë në proces e sipër, vlera e pretenduar të kompanive që kanë paditur shtetin është rreth 51 milionë euro.
Ish-avokati i shtetit, Sami Istrefi dhe ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, kërkojnë ndëshkime për vendimet e gabuara, por edhe shpërblime për ata që marrin vendime të drejta, duke mbrojtur interesin dhe kuletën e shtetit.
Përveç arbitrazheve, janë rreth 35 mijë lëndë që avokatura shtetërore ka mbrojtur institucionet brenda vendit. Nga janari i vitit 2019, vlera e fituar nga ky institucion është rreth 22.4 milionë euro, ndërsa vlera e humbur është rreth 7.2 milionë euro.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












