Lajme
Kosova shënon “Ditën e mollës”
Pemëtarët e fshatit Kovragë të Istogut në vitin 2000 kishin 20 hektarë mollë, ndërsa sivjet ata i kanë bërë mbi 100 hektarë. Prodhimi i tyre shkon mbi 2 milionë kilogramë
Në Kovragë të Istogut sot është mbajtur manifestimi tradicional “Dita e mollës” ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të cilët u shprehen të kënaqur me kultivimin e mollës kosovare, por njëkohësisht u zotuan se do të mbështesin me grante këtë kulturë bujqësore.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sa herë që shkon në kohën e vjeljeve në Kovragë, ajo gjithnjë e më shumë duket e kuqe për shkak të mollëve të shumta.
“Kovragën të kuqe e keni bërë ju, me punën tuaj, duke kultivuar molla. Dhe po më duket gjithnjë e më e kuqe, sepse çdoherë e më shumë i keni shtuar sipërfaqet e mbjella”, ka thënë presidenti Thaçi, sipas të cilit, pemëtarët e Kovragës nga rreth 20 hektarë mollë sa i kanë pasur në vitin 2000, sivjet i kanë bërë mbi 100 hektarë.
“Institucionet e vendit, me rritjen e buxhetit për sektorin e bujqësisë u janë bërë krah pune dhe ju këtu, bashkë me shumë fermerë të tjerë, me punë, me angazhim dhe me përkujdesje keni arritur të bëni mrekulli. Gjithmonë kam besuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i sjellin rezultatet e duhura dhe sa herë që vizitoj fermerët, ky besim vetëm sa më përforcohet edhe më shumë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga viti 2009 e deri në vitin 2014, sipas presidentit kosovar, vetëm përmes granteve investive në Kovragë janë investuar rreth 1 milion euro, përfshirë këtu edhe participimin e vetë përfituesve.
“Rezultati është i dukshëm: Ju tash prodhoni 2 milionë kilogramë mollë në vit!”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se tash me mollët e Kovragës identifikohet komuna e Istogut, por edhe pemëtaria në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, i përgëzoi fermerët për punën e tyre të palodhshme, ku me këtë rast tha se do bëjë përpjekje të vazhdueshme që t’u dal në ndihmë. “Ne edhe më tutje do të përkrahin këta fermerë, në forma të ndryshme. Jam shumë krenar që Istogu identifikohen si prodhues i mollës”, është shprehur ndër të tjera Kryetari Rugova .
Po ashtu shefi i Zyrës së USAID-it në Kosovë, James Hope u shpreh i kënaqur që gjendet në Kovragë në ditën e mollës.
“USAID-i bashkë më qeverinë amerikanë janë shumë krenar që janë në mesin tuaj dhe kanë mundësi që t’u ndihmojë që të ecni përpara. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit USAD-i ka shpërndarë 14 mijë fidane mollë, për pemëtarët në të gjitha Kosovën, ky është një tregues i partneriteti tonë dhe ne do të vazhdojmë këtë partneritet edhe në të ardhmen në mënyrë që bujqësia të zhvillohet sa më shumë”, u shpreh Hope.
Me këtë rast për përkrahje për këta fermer janë ndarë edhe mirënjohje. Organizimi i këtij manifestimi u bë nga shoqata “Pema” në Kovragë, nën patronatin e Komunës së Istogut dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Në manifestimin tradicional “Dita e mollës” mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi dhe Besim Beqaj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














