Lajme
Kosova shënon Ditën e Fëmijëve
Me rastin e Ditës së Fëmijëve, në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës janë organizuar takime të ndryshme. Kërkohet më shumë të drejta për fëmijët
Institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësi për t’iu krijuar kushte më të mira për mësim e argëtim të gjithë fëmijëve kosovarë, përfshirë edhe atyre me aftësi të kufizuara. Ky zotim ka ardhur me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ditë me aktivitetet të ndryshime është shënuar edhe në Kosovë.
Në këtë vit, mbushen 25 vjet prej kur vendet anëtare të OKB-se, janë zotuar që të bëjnë një botë më të mirë për fëmijët, ku të drejtat e tyre respektohen dhe përmbushen tërësisht.
Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka marrë zotim nga Universiteti i Prishtinës, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovës, komuna e Pejës, Ferizajt dhe e Drenasit, për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve për fëmijët e Kosovës.
Zotimi, sipas tyre, fillon nga objektet parashkollore dhe shkollat, në mënyrë që të gjithë fëmijët të kenë qasje dhe mundësi të barabarta, me theks të veçante për fëmijët me aftësi të kufizuar.
“T’u ofrohet transport falas, të realizohen kërkime shkencore në funksion të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, të ofrohen kuadro kompetente pedagogjike me qëllim të shkollimit të fëmijëve të Kosovës si dhe çdo fëmijë i Kosovës të rritet dhe zhvillohet ne një ambient 100 për qind të liruar nga tymi i duhanit”, thuhet në deklaratën e UNICEF.
Kjo organizatë i uron të gjithë fëmijët e Kosovës në ditën e tyre, dhe zotohet se më përkushtim të madh do të punojë në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për të gjithë fëmijët e Kosovës.
“UNICEF-i do të punojë në respektimin e të drejtave të fëmijëve, duke avokuar për krijimin e kushteve të barabarta në arsim, në shëndetësi, si dhe në mbrojtje të fëmijëve. Çdo fëmijë ka të drejtë të ketë qasje në shërbime shëndetësore, ushqim, ujë dhe sanitari, arsim cilësor dhe mbrojtje nga dhuna dhe shfrytëzimi”, thuhet në deklaratë.
Ndërsa për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Posta e Kosovës ka organizuar një aktivitet publik në Prishtinë, duke ju ofruar mundësinë fëmijëve që të dërgojnë kartolina falas, brenda dhe jashtë Kosovës. Në këtë mënyrë, PTK u ka mundësuar fëmijëve që në festën e tyre të dërgojnë mesazhe përmes shërbimit postar.
“Zëri i fëmijëve duhet te dëgjohet gjithmonë, nga të gjithë, sidomos nga ne të rriturit, prandaj Posta e Kosovës, në Ditën e Fëmijëve ka vendosur që të ju ofrojë mundësinë të dërgojnë kartolina falas, kudo dhe kujtdo që duan ata’, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.
Posta ka siguruar kartolina në pamjen e të cilave shihet shkolla, libraria dhe elemente tjera që vetëdijësojnë fëmijët për rëndësinë e mësimit, leximit, shkollimit. Qindra fëmijë u kanë dërguar mesazhe mësueseve, prindërve, shokëve, shoqeve, familjarëve, etj.
“Sot mundësia për komunikim është jashtëzakonisht e zhvilluar, por duhet të pranojmë se është emocion i veçantë kur postieri ta sjellë një kartolinë. Me siguri, shumica e këtyre fëmijëve sot dërgojnë për herë të parë një kartolinë, mësohen se si të shkruhet adresa, çka është pulla postare. Pa dyshim, kjo do të mbetët një ngjarje e bukur në kujtesën e tyre”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, me rastin e Ditës së Fëmijëve, në Prishtinë dhe gjithandej Kosovës janë organizuar takime të ndryshme për fëmijët. Pjesë e këtyre organizimeve ka qenë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili është shprehur jo i kënaqur me gjendjen e fëmijëve në Kosovës.
“Unë mendoj se ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen e fëmijëve, jo veç unë por të gjithë nuk jemi të kënaqur dhe jemi duke bërë përpjekje me gjet një zgjidhje më të mirë. Dita e sotme është vetëm një ditë përkujtimi në atë formë që është caktuar në aspektin ndërkombëtarisht edhe ne po e përkujtojmë”, konsideron Avokatit të Popullit.
Ndërsa koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) përmes një letre publike ka kërkuar nga institucionet e vendit angazhim më të madh për të drejtat e fëmijëve.
“ U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve publike pa dallim, e sidomos atyre që do të krijohen pas zgjedhjeve nacionale, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe të fillojnë njëherë e përgjithmonë t’i marrin me prioritet fëmijët e Kosovës e në veçanti fëmijët në nevojë, të cilët varen nga dora e shtetit”, thuhet në kërkesë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













