Kosova
Kosova shënoi Ditën Ndërkombëtare të Romēve
Kosova shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Romëve me premtimet për avancimin e të drejtave të këtij komuniteti.
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Qeveri, Kuvend dhe shoqëri civile.
Ajo i ka uruar për këtë ditë dhe ka theksuar se nuk mjafton që vetëm në ditë të tilla t’i drejtojmë sytë kah komuniteti rom.
Osmani i siguroi bashkëbiseduesit se dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për komunitetin rom për t`i kuptuar dhe adresuar nevojat e tyre.
Në nder të 50 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të komunitetit Rom, edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion nga ky komunitet, i përbërë nga deputeti Erxhan Galushi, zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Gazmend Salijević, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me ç’rast ua uroi atyre dhe të gjithë komunitetit Rom, Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Në përvjetorin jubilar të mbajtjes së Kongresit të Parë të Romëve në Londër më 1971, kryeministri Kurti tha se Kushtetuta dhe ligjet tona, garantojnë njohje të statusit dhe përfaqësimit të komunitetit Rom në parlament, administratë dhe qeveri, në mënyrë shembull për të gjithë botën.
Ai shtoi se Zyra e Kryeministrit dhe qeveria do të angazhohen për të ofruar mundësitë e barabarta, duke ofruar edukim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për të gjithë njësoj e pa dallim, sepse shoqëria jonë është e fortë aq sa kujdeset për më të ndjeshmit
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











