Kosova

Kosova, së shpejti me ligj që sanksionon mohimin e krimeve të luftës

Qeveria ka miratuar propozimin që të krijojë një ligj për dënimin e mohimit të krimeve të luftës në Kosovë. 

Ideja e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj ka marrë përkrahjen e anëtarëve të tjerë të Ekzekutivit.

Hoxhaj ka thënë se diskursi i përdorur nga politikanë të Listës Serbe për viktimat e luftës në Kosovë është i papranueshëm.

Sipas Hoxhajt, duhet të ndalohet çfarëdo glorifikimi i Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë kryer krime dhe janë përgjegjës edhe nga gjykata ndërkombëtare.