Kosova
Kosova së shpejti me legjislacion të ri për nxitjen e investimeve
Për të diskutuar lidhur me Projektligjin për Investimet e Qëndrueshme por edhe nismat e tjera ligjore dhe strategjike të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një tryezë me ministren Rozeta Hajdari.
Hajdari tha që krahas zhvillimit të akteve të reja ligjore që do të rregullonin çështjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme.
“Ministria është angazhuar edhe në zhvillimin e strategjisë industriale, duke e parë këtë si shumë të rëndësishme për orientimin e zhvillimit të industrive të ndryshme në vend, meqë kjo ka munguar deri më tani në vend”, tha Hajdari.
Ajo i njoftoi bizneset e pranishme për risitë e legjislacionit që synon promovimin e investimeve me theks në lehtësimin e nxitjes së investimeve dhe krijimin e një mjedisi të barabartë për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm.
Ministrja tha se synohet ndarja e agjencisë aktuale në një agjenci e cila do të vazhdojë të përkrahë ndërmarrjet, si dhe në agjencinë e re për lehtësimin dhe nxitjen e investimeve që do të vendoset në kuadër të zyrës së Kryeministrit.
Bizneset e pranishme përgëzuan Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për qasjen proaktive, por edhe ofruan komentet kryesore me qëllim të krijimit të një ligji i cili adreson të metat e akteve paraprake ligjore dhe rekomandimeve të investitorëve, në këtë fazë kur projektligji do të diskutohet më tej në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











