Kosova
Kosova, së shpejti me Agjencinë për Siguri Kibernetike
Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme së shpejti pritet të funksionalizohet. Qëllimi i kësaj agjencie është të monitorojë dhe të parandalojë sulme të ndryshme kibernetike në Kosovë.
“Janë finalizuar dy akte nënligjore shumë të rëndësishme që ndërlidhen me themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike, që do të jetë agjenci ekzekutive kombëtare, e cila do të kujdeset dhe do të monitorojë zbatimin e masave minimale të sigurisë prej të gjitha entiteteve. Në këtë rast, do të fokusohet tek infrastruktura kritike kombëtare. Tashmë është strukturuar rregullorja dhe është e aprovuar nga kryeministri. Aktualisht jemi duke punuar në përshkrimin e vendeve të punës, pra, do të jetë agjenci e re ekzekutive, me kapacitete të reja, që synon të monitorojë dhe të parandalojë sulme të ndryshme kibernetike”, tha drejtori i Departamentit për administrim të sistemeve dhe komunikimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Artan Dreshaj, për Radio Kosovën.
Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj, sulmet janë kryesisht të orientuara kundrejt institucioneve shtetërore dhe atyre publike private.
“Në të kaluarën kjo ka qenë diku rreth 8 për qind, ku 92 deri në 96 për qind të sulmeve në total kanë qenë të motivuara financiarisht së bashku me motivin inteligjent. Motivi inteligjent është duke kaluar tani 20-30 për qind. Sulmet me motive inteligjente janë sulme të cilat janë të motivuara nga shtetet sponsorizuese ku personat hakerë që kryejnë sulme, mund të jenë grupe të paguara apo të ndërtuara brenda tyre, grupe të paguara nga shteti, ku në këtë drejtim ka pasur sulme nga Rusia, Kina dhe në të kaluarën edhe nga Korea”, deklaroi Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










