Lajme
Kosova së shpejti edhe me kodin IBAN
Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, pas SWIFT kodit, së shpejti do të lëshohet në funksion edhe Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare, i njohur si IBAN
Një muaj më parë ka filluar të funksionojë SWIFT kodi bankar i Kosovës, por akoma nuk ka kod IBAN me të cilin identifikohen institucionet financiare kosovare. Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore
të Kosovës (BQK), së shpejti do të lëshohet në funksion edhe Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare, i njohur si IBAN.
IBAN quhet formati i numrit të llogarisë bankare, i cili standardizon identifikimin ndërkombëtar të llogarive bankare dhe është në përdorim nga shumë shtete në botë.
Qëllimi parësor i përdorimit të formatit IBAN, sipas zyrtarëve të BQK-së, është zvogëlimi i rrezikut të gabimeve në transkriptimin e numrave të llogarive bankare.
Florim Maxharraj është këshilltar i lartë i Bordit ekzekutiv për tregjet, instrumentet dhe infrastrukturën financiare në Bankën Qendrore të Kosovës. Ai thotë për REL se në Kosovë ende nuk është
zbatuar formati IBAN, për arsye të moslistimit të Kosovës në regjistrat zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar me institucionet relevante ndërkombëtare për mundësimin e implementimit të formatit IBAN, të llogarive bankare. Përdorimi i formatit IBAN do të lehtësonte pagesat ndërkombëtare hyrëse në Kosovë”, thekson Maxharraj.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se aplikimi i numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare, do të përshpejtojë edhe më tepër transaksionet bankare.
Naim Gashi është profesor në Universitetin Publik të Mitrovicë. Ai tha zbatimi i SWIFT kodit bankar, ka hapur rrugë që edhe IBAN-i të përdoret në Kosovë. Mungesa e një IBAN-i shtetëror, thotë ai, ka
rritur koston e transaksioneve financiare të Kosovës në raport me bankat e jashtme.
“Njëkohësisht, e ka vështirësuar transaksionin e pagesave nga Kosova jashtë vendit. Unë mendoj se tani është detyrë e Bankës Qendrore të Kosovës që t’i plotësojë kriteret, që pas marrjes se SWIFT kodit, të vazhdohet me hapin e dytë dhe Kosova të përdorë IBAN”, konsideron Gashi, profesor i makroekonomisë .
Sipas tij, IBAN është një kategori ekonomike, e cila krijon favore për shtetet, të cilat e posedojnë.
“IBAN-i, i mundëson Kosovës që të shpejtojë dhe të ulë koston e transaksioneve financiare me botën e jashtme dhe njëkohësisht e rritë shpejtësinë e transaksioneve financiare”, thotë ai.
Ndryshe ,IBAN është Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare. Ky koncept u krijua nga Komiteti Evropian për Standardet Bankare (ECBS), ndërkaq më pas u përdor si standard ndërkombëtar. Kodi IBAN përfshin numra dhe germa të kombinuara që e identifikojnë këtë llogari në mënyrë të patjetërsueshme edhe në hapësirat ndërshtetërore.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











