Kosova
Kosovë: FSK-së i shtohen 840 ushtarë të rinj

Kosova do të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për 840, tha ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një konference për media në Prishtinë.
Ai tha se konkursi është i hapur që nga sot.
“Ftoj të gjitha komunitetet që dëshriojnë të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë të bashkangjtien”, tha Mehaj, duke premtuar një proces transparent të përzgjedhjes së rekrutëve të rinj.
FSK numëron përafërsisht 2.500 anëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.
Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.
Bashkëpunimi SHBA-Kosovë në fushën e mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, tha se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete nga bashkëpunimi për blerjen e armatimit nga Shtetet e Bashkuara.
Ai këto komente i bëri pas një vizite disaditore që ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.
Në muajin qershor, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Edhe dronët janë pjesë e FMS-së (Programit për shitjen e huaj të armatimit i SHBA-së). Vitin e ardhshëm do shihni edhe për pajisje tjera”, tha Mehaj, duke shtuar se nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara ka marrë mbështetje për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, pastaj partneritetin me Gardën Kombëtare të Iowas dhe mbrojtjen kibernetike.
Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force, raporton REL.
Mehaj tha se janë në bisedime edhe për bashkëzbarkime të tjera, përfshirë Poloninë dhe vende të tjera, por nuk dha më shumë hollësi.
Koordinimi mes SHBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në lidhje me propozimin që ai u bëri autoriteteve amerikane për të hapur një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.
E-Diaspora
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime artizanale dhe produkte të freskëta vendore u prezantuan në panairin “Me...
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit