Kosova
FSK-ja rrezikon të humbasë 12 milionë euro nga ushtria amerikane, shkaku i taksës
Që nga krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 vjet më parë, marrëdhënia e saj me ushtrinë amerikane është vënë në pikëpyetje për herë të parë.
Megjithëkëtë, mospajtimet nuk kanë të bëjnë direkt me ushtrinë, por shkaku i vendimit politik të Qeverisë së Kosovës, atij të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë.
Komandanti i FSK-së ka rrëfyer për Kohavisionin anulimin e vizitës së komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral major Timothy Orr, e paraparë të ndodhte në 11-vjetorin e shtetësisë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Ai ka treguar se iu tha troç se gjenerali Orr nuk do të vijë si shenjë proteste ndaj qëndrimit të Qeverisë rreth taksës, informatë të cilën komandanti i FSK-së ia dha edhe kryeministrit të Kosovës.
Por, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar të jetë në dijeni për anulimin e vizitës.
Rreth 12 milionë euro është vlera e veturave ushtarake Humvee, donacioni që FSK-ja pritej ta merrte nga ushtria amerikane në mesin e këtij viti.
Ky fakt e ka shqetësuar gjeneralin e FSK-së, i cili pavarësisht që ka thënë se nuk do të donte të bënte deklarime politike, e frikëson ngrirja e marrëdhënieve me aleatin kryesor të ushtrisë së Kosovës.
Ndërkaq, komandanti i FSK-së ka konfirmuar për KTV-në se është suspenduar 25-vjeçari M.S., nga Parteshi, pjesëtar serb i FSK-së, i cili dyshohet se tentoi të dhunonte një të mitur.
Shtylla e parë e Forcës, Ministria e Mbrojtjes, tashmë ka nisur procesin e transformimit dhe paralelisht me të është duke u punuar për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










