Kosova
Kosova rrezikon të mbyllet në vjeshtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19
Bëhet thirrje për vaksinim që të shmanget mbyllja
Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të infektimeve më Covid19, ndërsa rreth 90 për qind e infektimeve janë me variantin Delta si dhe rreth 7-8 për qind e rasteve të infektimit janë me variantin Alfa. Këto të dhëna i bëri të ditur, ditë më parë Institutit Kombëtar i Shëndetit Publike në Kosovë.
Valbon Krasniqi, drejtori i shërbimit spitalor të Kosovë bën thirrje për vaksinim.
“Ju bëj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen pasi vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më efikase në parandalimin e përhajes së virusit’, tha Krasniqi për RTV21, përcjell Albinfo.ch.
“Vaksinat që aplikohen në Kosovë janë vaksina të sigurta dhe janë vaksina efikase”, shtoi ai.
Drejtori spitalor klinik universitar të Kosovës thotë se është herët për të folur për mbyllje në vjeshtë pasi sipas tij e gjitha varet nga ne.
“Po tash është herët të themi një gjë të tillë dhe kjo do të varet nga ne. Fakti që kemi një rritje të numrit të rasteve të reja është një lloj paralajmërimi që mund të kemi rritje të numrit dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të përballojmë një fluks të mundshëm në muajt në vazhdim”, tha ai.
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publike në Kosovë njoftuan se rreth 7 ose 8 për qind e të prekurve janë me variantin Alfa.
Interesim më i madh i qytetarëve për vaksinim kundër Covid-19 është vërejtur në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” gjatë të hënës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë 150 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa janë administruar në total afro 430 mijë doza të vaksinës./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









