Lajme
Kosova radhitet në vendin e 86 për lirinë e shtypit
Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnja radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia e 68-ta
Kosova radhitet në vendin e 86, me 30 pikë në raportin e publikuar për Indeksin e lirisë së shtypit nga grupi Reporterët pa Kufij për vitin 2011.
Kjo paraqet një përmirësim në krahasim me vitin 2010, pasi atëherë ishte radhitur në vendin 92, me 24.83 pikë.
Shqipëria sivjet është e 96-ta, që në krahasim me vitin 2010 paraqet rënie, raporton Rel.
Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta.
Sllovenia është radhitur në vendin e 36, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Norvegjia
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













