Lajme
Kosova, punë edhe për të huajt
Sipas ekspertëve të ekonomisë, në Kosovë ka kërkesa për “zejtar” deficitar nga fushat e ndërtimit dhe motoristikës
Edhe pse Kosova shënon shifrat rekord për numrin e të papunëve me mbi 30 për qind, në tregun vendor ka kërkesa për punësimin e shtetasve të huaj në profesione të ndryshme. Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova ka nevojë “zejtar” deficitar nga fushat e ndërtimit dhe motoristikës.
Kështu thuhet në një hulumtim të kuotës së punësimit për sivjet, të përgatitur nga Aleanca Kosovare e Biznesit. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se dy sektorët me më se shumti kërkesa janë ndërtimtaria dhe transporti e komunikacioni, si dhe sektori i arsimit.
“Investimet në sektorin e ndërtimtarisë dhe transportit e komunikacionit kanë treguar edhe rritjen më të madhe të kërkesave për punësim”, citon “Tribuna” Agim Shahini.
Sipas hulumtimit, numri më i madh i kërkesave janë të profesionit të operatorëve apo montuesve të pajisjeve me 279 kërkesa, pasuar nga inxhinierët e ndërtimtarisë, elektroteknikës, mekanikës. Po ashtu ka nevojë edhe për mësimdhënës të disa lëmive.
“Kjo kuotë për secilin profesion në secilin sektor do të shërbejë si kuotë përfundimtare dhe do të vlejë për të gjitha kërkesat që vijnë për punësimin e të huajve të cilët kanë qëllim punësimin në Kosovë”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Ndryshe, Kosova ka numër shumë të madh të të papunëve, por shumica që presin një vend pune janë të pakualifikuar. Ndërsa ata që kanë kualifikime superiore, kanë gjetur një end pune, ose ka vite që kanë braktisur vendin, në kërkim të ndonjë jete më të mirë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












