Kosova
Kosova priti mbi 6.9 milionë vizitorë të jashtëm në vitin 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur të premten se gjatë vitit 2024 në territorin e Kosovës kanë hyrë gjithsej 6,938,227 vizitorë të jashtëm, bazuar në të dhënat e grumbulluara nga pikat kufitare, transmeton albinfo.ch.
Këto të dhëna janë prezantuar në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, ku ASK-ja ka theksuar se Kosova ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitave turistike krahasuar me vitin 2023.
“Numri i net-qëndrimeve ishte 1,522,890, prej të cilëve 45.6% ishin nga vendorët dhe 54.3% nga vizitorët e huaj,” thuhet në njoftimin zyrtar të ASK-së.
Sipas të dhënave, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4.2%, megjithëse net-qëndrimet e tyre janë ulur me 13.2% krahasuar me vitin 2023.
Vizitorët e jashtëm janë rritur për 18.3%, ndërsa net-qëndrimet e tyre kanë shënuar rritje prej 10.9% në raport me vitin paraprak, transmeton albinfo.ch.
Në aspektin rajonal, Prishtina ka pritur numrin më të madh të vizitorëve vendorë me 205,405 persona, ndërsa Peja ka pasur numrin më të lartë të net-qëndrimeve me 591,673.
ASK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024, 423,282 ishin vizitorë të huaj, me numrin më të madh të tyre që vinin nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, ndër të tjera.
Rritja e vizitave, sipas institucioneve, dëshmon për një interesim në rritje për Kosovën si destinacion turistik, ndërkohë që pritet që trendi pozitiv të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












