Kosova
Kosova pranohet si shtet anëtar i asociuar në AP të NATO-s
Statusi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës u avancua në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai tha se ky kapitull i ri përkon me 25-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s që shënon një moment të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri, përcjell Albinfo.ch.
“Sot, në 25 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s po shënojmë një kapitull të ri me lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar, të pranohet si shtet anëtar i asociuar”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka folur edhe për 24 marsin e vitit 1999, duke thënë se shënoi një momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur, gjersa sot me këtë vendim të NATO-s Kosova është edhe një hap më afër drejt përmbushjes së qëllimit si shtet i pacenueshëm e për Ballkan stabil.
“Intervenimi i NATO-s i 24 marsit të vitit 1999 nuk kishte si të mos ndodhte pasi ishte e vetmja formë që do të mund t’i jepte fund spastrimit etnik të Kosovës, të ndërpriste vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimet sistematike, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit si veprim në mbështetje të vlerave të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, ka thënë Maqedonci./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











