Lajme
Kosova pranohet edhe në Federatën Evropiane të Atletikës
Me këtë pranim Federata Atletike e Kosovës u bë shteti i 51 që anëtarësohet në Federatën Evropiane të Atletikës
Pas pranimit në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave më 19 gusht 2015, tani Federata e Atletikës e Kosovës është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Atletikës. Ky lajm ka gëzuar atletët kosovarë, ndërsa është pritur me shumë entuziazëm edhe nga Ministri i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Shala.
Pranimi në Federatën Evropiane të Atletikës ka ndodhur të premten në Kongresin e EAA-s që është duke u mbajtur në Lozanë të Zvicrës. Me këtë pranim Federata Atletike e Kosovës u bë shteti i 51 që anëtarësohet në Federatën Evropiane të Atletikës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës, me rastin e pranimit me të drejta të plota si anëtare në Federatën Evropiane të Atletikës (EAA).
Ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe atletët e Kosovës për këtë të arritur të jashtëzakonshme, duke u shprehur se ky është lajm i rëndësishëm për sportin e atletikës por edhe për fazën finale të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës.
“Përmes anëtarësimit me të drejta të plota, atletëve të Kosovës përpos që u është mundësuar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ata pritet të bëhen të njohur në botë, si dhe është një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të atletikës në Kosovë”, thotë Shala në deklaratën e tij.
Ministri Shala, tha se Ministra po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, kur tashmë pritet të përfundojë faza e investimeve në shtigjet e atletikës në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku atletët do të kenë mundësinë të zhvillojë përgatitjet e tyre.
Pas pranimit të Kosovës në EAA, kanë reaguar mediet serbe, të cilat e kanë quajtur këtë vendim si të turpshëm.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












