Kosova
Kosova po mbikëqyret nga kamerat kineze
Qeveria e Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbikëqyren nga kamerat e sigurisë, të cilat janë në atë që njihet si lista e zezë e Shteteve të Bashkuara.
Bëhet fjalë për kamerat e kompanive kineze Dahua dhe HikVision. Këto kamera, sipas fotografive që i ka siguruar REL në janar të vitit 2022, janë të vendosura edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sheshet kryesore të Prishtinës – “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” – mbikëqyren po ashtu nga kamerat që prodhon kompania HikVision.
Radio Evropa e Lirë ka arritur të shohë se kamera të sigurisë të llojit Dahua janë të vendosura edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, Dahua Technology dhe HikVision gjenden në listën e zezë të SHBA-së qysh nga vitin 2019, për shkak të, siç thuhet, ndërlidhjes së tyre me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, përkatësisht me represionin që u bën Pekini ujgurëve myslimanë në provincën Ksinjiang.
Në qershor të vitit 2021, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka zgjeruar urdhrin e ndalimit për këto kompani, duke i stopuar investimet amerikane në to.
Kamerat e këtyre kompanive duket se qarkullojnë lirshëm në tregun kosovar dhe se përdoren nga institucionet publike.
Në dhjetor të vitit 2021 u raportua se Serbia, përmes institucioneve që i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze Dahua, të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.
Siç shihet nga dokumentacioni, këto kamera kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrës.
Qeveria hesht lidhur me kamerat e dyshimta
Objekti i Qeverisë së Kosovës gjendet në qendër të Prishtinës dhe përskaj shesheve kryesore të kryeqytetit.
Disa kamera të vendosura jashtë objektit janë të drejtuara në oborr të tij, ndërsa kamera të tjera mbikëqyrin sheshin Nënë Tereza, ku qytetarët kalojnë lirshëm. Në kamera shkruajnë qartazi emrat e brendeve HikVision dhe Dahua.
Qeveria e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë çështje, e ngjashëm as Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











