Lajme

Kosova po marshon hapave te Greqisë, thonë ekspertët

 Kriza e madhe qe ka pllakosur Greqinë për shkak te borxheve te mëdha shume lehte mund te vije edhe ne Kosove. Vështirësitë ekonomike te Kosovës, sipas eksperteve te ekonomisë nuk do te vijnë nga ndikimi I drejtpërdrejtë I krizës greke dhe I asaj evropiane, por nga veprimet e pamatura te Qeverise se Kosovës.

Kryetari I Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove, Leke Musa, parasheh vështirësi ne sigurimin e fondeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv I Institutit Riinvest, ka thënë se efekti me I madh I krizës evropiane mund te shihet ne rënien e remitancave, rënien e investimeve te huaja dhe donacioneve nga vendet e prekura nga kriza.

Mirepo, zyrtaret qeveritare janë me optimiste ne vlerësimet lidhur me ndikimin e krizës. Ata thonë se sektori financiar I Kosovës ka mbetur thuaj I pandikuar nga lëkundjet ne tregjet financiare.