Lajme
Kosova po lufton kundër rritjes së xhihadistëve
Kosova ka 1.8 milionë banorë, derisa vlerësohet se 300 qytetarë i janë bashkuar luftës islamike në Siri
Albert Berisha, është një i diplomuar kosovar në Universitetin e Tiranës. Ai kaloi disa javë në Siri në vjeshtën e vitit 2013, shkruan ‘internacional.elpais.com’.
Ai besonte se do të luftonte kundër regjimit të Bashar Al-Assad, por papritur përfundoi në radhët e Shtetit Islamik (ISIS), përcjell albinfo.ch.
Duke pretenduar se një i afër është sëmurë, ende pa hyrë në luftë, u kthye në shtëpi, ku në vitin 2014 u arrestuar për lidhje me organizatën terroriste. Në prillin e kaluar, ai u dënua tri vjet e gjysmë me kusht.
Berisha është penduar. Ai ka themeluar një OJQ, për të gjithë ata që janë penduar. Historia e tij është e njohur në një vend, që lufton ashpër terrorizimin. 15 vjet është dënimi me burg për të gjithë ata që luftojnë në shtete tjera.
Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga shtatori i vitit 2014, të cilët kanë marrë pjesë direkt ose indirekt në luftën në Siri. Sipas raporteve rreth 300 qytetarë nga Kosova kanë marrë pjesë në luftën në Siri, dhe gati gjysmë janë kthyer (130). Duke marrë parasysh se ka 1.8 milionë banorë, Kosova ka mesataren më të lartë në Evropë për kokë banori, por numri është i vogël në krahasim me vendet tjera, si Belgjika apo Franca.
“Që nga shtatori i vitit 2015, asnjë kosovar nuk ka udhëtuar në Siri ose Irak”, ka thënë Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











