Lajme
Kosova përkujton Holokaustin
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj tha se populli i Kosovës asnjëherë nuk kanë pasur një ideologji antisemite
Republika e Kosovës është shumë krenare që komuniteti hebre është pjesë e saj, është pjesë e shoqërisë dhe e institucioneve kosovare. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke u shprehur i lumtur që populli i Kosovës iu doli në mbrojtje hebrenjve gjatë luftës së Dytë.
Këto komente Hoxhaj i bëri në akademinë përkujtimore organizuar në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ministri Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i popullit të Kosovës karshi hebrenjve është pjesë e traditës së tolerancës dhe bashkëjetesës, e cila ka qenë e fuqishme edhe në Luftën e Dytë Botërore, por e cila është e fuqishme edhe sot e kësaj dite.
“Populli i Kosovës në atë kohë, por edhe qytetarët e sotshëm të Kosovës asnjëherë nuk kanë pasur një ideologji antisemite, e cila fatkeqësisht ka qenë e përhapur në disa vende të Ballkanit. Një moment i dytë që e bën të qartë relacionin e Kosovës me popullin hebre, me shtetin e Izraelit, dhe me diasporën hebraike është situata e viteve 1990”, deklaroi Hoxhaj.
Shefi i diplomacisë kosovare përmendi ndihmën e madhe që kanë dhënë shoqëria hebraike gjatë luftës në Kosovë.
“…diaspora hebraike në SHBA dhe në Evropë, jo vetëm që e mbështeti popullin e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, por gjatë viteve 1998-99 kanë qenë pjesa më motorike që ndalën spastrimin etnik gjatë kohës që ndodhë intervenimi ushtarak i NATO-së, që populli i Kosovës ta fitojë lirinë e tij”, deklaroi ministri Hoxhaj
Ai po ashtu theksoi se vitin e kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës me iniciativë të MPJ-së pati inauguruar memorialin për viktimat e hebrenjve në Kosovë.
“Sot jemi mbledhur që ta kujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, dhe të gjitha këto flasin që ne duhet të jemi të vendosur që ngjarjet e tilla tragjike të mos përsëriten në të ardhmen as në Evropë, as jashtë saj. Ne jemi shumë krenar që komuniteti hebre është pjesë e Republikës së Kosovës”, tha ministri Hoxhaj.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, në fjalën e tij ka thënë se është obligim i të gjithëve që të parandalohen krime të atilla në të ardhmen, si dhe se represioni i mundshëm, gjenocidi, sikur krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës, duhet të parandalohen.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











