E-Diaspora
Kosova përfitoi 752 milionë euro remitenca nga diaspora
Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të cilave ua referohet gazeta “Zëri” e Prishtinës, gjatë vitit 2015 bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës, dërguan në Kosovë, përmes rrugëve zyrtare, hiç më pak se 752 milionë euro.
Sipas këtij raporti, me vitin paraprak ka një rritje të dërgesave prej 8,5 për qind. Por, shuma e mjeteve që realisht kanë ardhur nga diaspora në Kosovë llogaritet të jetë shumë më e lartë, pasi që një pjesë të madhe të mjeteve që ata i sjellin vetë në Kosovë nuk i deklarojnë farë gjatë hyrjeve nëpër pikat kufitare.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga viti 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 miliardë euro.
Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve. Gjatë viteve të fundit bashkatdhetarët përveç remitencave kanë investuar direkt edhe në blerje të patundshmërive.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











