Lajme
Kosova përballet me reduktime të ujit
Gjysma e qytetarëve të Kosovës po përballen me reduktime të ujit, pasi në dy liqenet artificiale, Batllavë dhe Badovc, uji kanë rënë dukshëm nën nivelin e duhur
Gjysma e qytetarëve të Kosovës po përballen me reduktime të ujit të pijes, pasi që, në dy liqenet artificiale prej nga furnizohet Prishtinë dhe disa komuna të tjera të rrafshit të Kosovës, Batllavë dhe Badovc, uji kanë rënë dukshëm nën nivelin e duhur.
Madje, siç raportojnë mediet në Kosovë, nëse vazhdon mungesa e reshjeve të shiut, këto liqene shumë shpejt do të kthehen në kënata. Në liqenin e Batllavës, që është i madhi në Kosovë, uji ka rënë 12 metra nën nivelin e duhur, duke e kthyer një pjesë të madhe të liqenit në djerrinë.
Brenda periudhës së verës në këtë liqen shfrytëzoheshin gjashtë plazhe nga pushuesit, ndërkaq aktualisht plazhi 6, plazhi 5 janë tërësisht pa ujë, ndërsa plazhi 4 është duke u shteruar dita e ditës.
Banorët që jetojnë rreth këtij liqeni, shprehen të shqetësuar me rënien e nivelit të ujit. Ata thonë se kurrë nuk e kanë parë liqenin “duke vdekur”.
Arif Derguti është 83 vjeçar, ndërkaq thotë se nuk e mbanë në mend liqenin të ketë rënën në këtë nivel. Edhe Driton Azemi thotë t’i ketë mbi 40 vjet dhe të mos mbajë mend liqenin në këtë gjendje.
“S’e mbaj mend që u kon kështu, kjo është shumë shqetësuese, jo veç për njerëzit që furnizohen me ujë, po edhe për banorëve që jeton afër liqenit”, thotë Azemi, raporton “Zëri”.
Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, ndërkaq thotë se ka mungesë uji, për shkak të rënies së kapaciteteve të ujit në liqene, dhe gjithashtu edhe keqpërdorimi i ujit nga ana e qytetarëve.
Sipas saj, tashmë niveli i ujit në të dyja liqenet është në rënie e sipër, çdo ditë e më shumë, ku niveli i ujit në liqenin e Batllavës është mbi rreth 12 metra nën nivelin maksimal, derisa në pozitë edhe më të vështirë është liqeni i Badovcit, prej nga furnizohet rreth 40 për qind e qytetit të Prishtinës, dhe është mbi 13 metra nën nivelin maksimal.
“Duke e parë gjendjen e liqeneve ditë më parë për shkak të rënies së nivelit të ujit në masë të madhe të liqenit të Batllavës, kemi filluar të aplikojmë reduktime më të ashpra në qytetin e Podujevës dhe ato janë nga ora 19 deri në orën 6 të mëngjesit”, tha Mjeku, sipas të cilës reduktime së shpejti do të ketë edhe në Prishtinë .
Ndryshe, sipas statistikave, vetëm gjysma e qytetarëve të Kosovës janë të kyçur në sistemin e ujësjellësit, ndërsa gjysma tjetër e kosovarëve i shfrytëzojnë puset (bunarët) apo burimet tjera alternative për ujë të pijshëm.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









