Lajme
Kosova për gjashtë vjet, 22 ambasada
Republika e Kosovës brenda 6 vjetëve si shtet, ka hapur 22 ambasada dhe 20 konsullata, në të cilat janë angazhuar rreth 100 përfaqësues diplomatikë
Brenda gjashtë vjetëve sa ekziston si shtet, Republika e Kosovës ka arritur ta formojë një rrjet relativisht të konsoliduar diplomatik. Ajo ka hapur 22 ambasada dhe 20 konsullata në vende të ndryshme të botës, në të cilat janë angazhuar rreth 100 përfaqësues diplomatikë e konsullorë.
Në këtë misione diplomatike ekzistojnë zyrtarë me grada të ndryshme, nga ambasador, ministër, ministër-këshilltar, atashe, konsull e grada tjera. Disa nga ta janë emëruar sipas preferencave politike dhe nuk i plotësojnë kriteret e diplomacisë, por ka edhe diplomatë të zellshëm që kanë bagazh në politikë.
Megjithatë, siç raporton “Zëri” Kosova është prapa vendeve të rajonit në shtrirjen e rrjetit të përfaqësive diplomatike e konsullore në botë.
Kosova ende nuk ka hapur asnjë ambasadë në kontinentin e Afrikës, kurse fqinji i saj verior, Serbia, në këtë kontinent ka 10 ambasada nga rreth 65 sa i ka në tërësi.
Megjithatë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë thënë se ky numër i ambasadave dhe i përfaqësuesve diplomatikë nëpër vendet e tjera është i mjaftueshëm për t’i mbuluar interesat e Kosovës në botë në këtë fazë të shtetndërtimit.
“Ky rrjet i misioneve diplomatike, qoftë ambasada, qoftë konsullata është përafërsisht i mjaftueshëm për t’i mbuluar interesat e Kosovës në botë në këtë fazë të shtetndertimit. Ndërsa, varësisht nga nevojat e mëtutjeshme, Kosova duhet të projektojë edhe ndryshime të caktuara, zgjerim të rrjetit diplomatik e konsullor”, ka thënë Skënder Hyseni, ish ministër i Jashtëm.
Mirëpo, sipas tij, punët e kryera nga këto përfaqësi diplomatike nuk varen nga numri i këtyre misioneve, por nga angazhimi i tyre.
“Për sa i përket sasisë, mund të thuhet se ka numër të mjaftueshëm të këtyre misioneve diplomatike. Ndërsa, çështja e perfomancës është diçka tjetër dhe atë e vlerëson Ministria e Punëve të Jashtme”, ka shtuar Hyseni.
Ndërsa profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë se numri sa më i madh i ambasadave dhe i diplomatëve është më mirë, sepse ka shtrirje më globale dhe mbrojtje globale të interesave të Kosovës. Por, sipas tij, jo domosdoshmërisht numri i ambasadave dhe i përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë garanton sukses.
Ndryshe, në disa shtete, Kosova dhe Shqipëria e kanë misione të përbashkëta diplomatike e konsullore. Në konsullatën e Milanos bashkëveprojnë në një objekt dy konsultat, e njëjta ndodhë edhe në Kambera të Australisë. Deri në Milano objektin e paguan Qeveria e Shqipërisë, në Australisë është i Kosovës.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










