Futboll
Kosova, pa humbje në 606 ditë
Kombëtarja e Kosovës nuk di për humbje që nga tetori i vitit 2017.
Humbjen e fundit Kosova e kishte pësuar më 9 tetor të vitit 2017 nga Islanda, në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues të kampionatit botëror “Rusia 2018”.
Që nga nëntori i vitit 2017 Kosova njeh tetë fitore dhe katër barazime. Por, kundër shteteve që radhiten në 100 më të mirat e botës, Kosova njeh vetëm humbje, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
“Dardanët” synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj Malit të Zi, kombëtare e cila ka rezultate negative në Podgoricë. Nga pesë ndeshjet e fundit, Mali i Zi ka humbur tri ndeshje, ka një barazim dhe një fitore.
Ndeshjen e fundit Mali i Zi në Podgoricë e ka fituar në shtatorin e vitit të kaluar ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në pozitën e 127-të në ranglistën e fundit të publikuar nga Shtëpia Botërore e Futbollit, derisa ajo e Malit të Zi në vendin e 51-të.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












