Kosova
Kosova nuk ka asnjë marrëveshje për punësim sezonal me vendet e BE-së
Autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjë marrëveshje të re me ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal të qytetarëve të Kosovës
Nisur nga niveli i lartë i papunësisë, në Kosovë, që sipas të dhënave zyrtare arrin në mbi 30% punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Evropian konsiderohet si një mundësi e mirë për të rinjtë. Në të kaluarën Kosova ka pasur marrëveshje për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, por aktualisht nuk ka diçka të tillë.
Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në përpjekje të arritjes së një marrëveshjeje me ndonjë nga vendet e BE-së për punësim sezonal, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
“Aktualisht, ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal të qytetarëve tanë në këto shtete përkatëse, por jemi duke bërë përpjekje maksimale, jemi duke u takuar me ambasadorët e këtyre shteteve që të paktën të kemi në marrëveshje të tillë deri në fund të këtij viti”, thotë Kqiku.
Të rinj të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se do të punonin punë sezonale kudo dhe në cilindo shtet ku do t’u ishte ofruar mundësia.
Arlinda, një e re nga qyteti i Podujevës thotë se do t’i ndihmonte një punë sezonale në ndonjë nga vendet e BE-së dhe në Kosovë, por ofertat për një gjë të tillë, janë të pakta.
“Unë kam përfunduar shkollën e mesme tani jam duke bërë një praktikë si laborante e biologjisë. Sikur të kisha ndonjë ofertë për punë sezonale do ta pranoja me shumë dëshirë, porse nuk ka oferta të tilla në tregun e Kosovës”, thotë ajo.
Alban Reka thotë se interesimi i të rinjve për punë sezonale nuk mungon, por institucionet, sipas tij, nuk kanë bërë asgjë për të krijuar mundësi të tilla për të rinjtë:
“Patjetër që do të punoja punë sezonale. Është një punë që do të ndihmonte mirë ekonomikisht”, shprehet Albani.
Ndryshe, në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











