Lajme
Kosova nuk e ndal duhanin
Organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit akuzojnë autoritetet shtetërore për mosefikasitet në zbatimin e ligjit. Duhani vazhdon të pihet në Kosovë
Ligji kundër pirjes dhe shitjes së duhanit i miratuar një vit më parë nga Kuvendi i Kosovës, konsiderohet më i miri në rajon, për më së paku i zbatueshëm nga qytetarët.
Organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit akuzojnë autoritetet shtetërore për mosefikasitet në zbatimin e ligjit.
Ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura është miratuar më 22 maj të vitit 2013.
Shkumbin Spahiu, zyrtar i Qendrës Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC), organizatë kjo që merret me monitorimin e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit, ka bërë të ditur se ky ligj nuk është duke u zbatuar në nivel të kënaqshëm.
Sipas tij, në shumë lokale ka mbetur në vullnetin e pronarëve dhe të vetë qytetarëve nëse dëshirojnë ta shkelin ligjin, pasi që inspektorët, sipas tij, nuk po tregohen shumë të përgjegjshëm në punën e tyre.
“Jemi të kënaqur pjesërisht pasi që në shumicën e komunave në Kosovë nuk po respektohet ashtu si kërkohet në bazë të ligjit. Ndërkaq, në nivel të Kosovës, Prishtina është duke e respektuar ligjin, derisa në periferi dhe komuna tjera po shkelet ligji”, shprehet Spahiu, citon REL.
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se Ligji për kontrollin e duhanit është një ligj shumë i qartë, gjithëpërfshirës e që ka për synim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, duke shtuar se ai tashmë është miratuar dhe duhet patjetër të respektohet.
Por, Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, thotë se gjatë tërë kohës inspektorët janë në terren dhe çdo shkelës i ligjit po dënohet, pavarësisht asaj që thuhet se inspektorët po bëjnë lëshime në objekte të caktuara afariste.
“Zbatimi i Ligjit për kontrollin e duhanit është në fazën e dytë të implementimit dhe gjitha ato deformime që kanë pasur në hapësira të mbyllura, na kaun vënë para një sfide që duhet kalkulojmë aktivitetet tjera në këtë drejtim. Të gjitha komunat e Kosovës paraprakisht duhet të japin urdhëresa që ata që vendosin tenda pa pëlqimin sanitar, i thyejnë rregullat” tha ai.
Ndryshe, gjatë monitorimit nga Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim, pati rezultuar se shkelësit më të mëdhenj të ligjit për një kohë të caktuar kanë qenë gjykatat e Kosovës. Ndërkaq, qytetarët e anketuar e kanë mirëpritur hyrjen në fuqi të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe respektimi, sipas tyre, duhet të jetë i domosdoshëm.
“Duhet të respektohet ligji. Nuk është i dobishëm duhani. Sa e respektojnë, nuk e di, por unë mendoj se duhet ta respektojnë”, thotë Fatmir Fejzullahu. E, nga hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.
Ndryshe, sipas disa statistikave, rreth 30 për qind e popullit të Kosovës janë duhanpirës aktiv, kurse 21 për qind e shtatzënave konsumojnë duhanin. 54 për qind e të porsalindurve, ndërkaq i ekspozohen pirjes së duhanit në ambiente familjare
Sipas UNICEF-it, 18.6 për qind e nxënësve të anketuar të shkollave të mesme, pinë nga 10 cigare brenda 24 orëve.
Ndryshe, duhanpirja e shkakton shumicën e llojeve të kancerit, në veçanti kancerin e mushkërive, leukeminë akute mieloide, kancerin e fytit dhe laringut, kancerin e gojës, kancerin e lukthit, pankreasit, të gjirit, lindje të parakohshme, sëmundje të sistemit kardiovaskular, etj etj.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












