Kosova
Kosova nënshkruan sot aplikimin për anëtarësim në BE
Sot, në orën 11:00, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media”, njoftoi Zyra për Media e Presidencës së Kosovës.
Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.
Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











