Kosova
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës – Hagës për bashkëpunimin ndërkombëtar në ndjekjen e krimeve të luftës
Republika e Kosovës ka nënshkruar Konventën e Lubjanës – Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës Konventa u nënshkrua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, të premten në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Belgjikës, pas bartjes së kompetencave të plota tek ai nga Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Mbretëria e Belgjikës është shteti depozitar i Konventës së Lubjanës-Hagës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare, ndërsa deri më tani atë e kanë nënshkruar më shumë se dyzet shtete të tjera.
Qëllimi i Konventës së Lubjanës-Hagës është të lehtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale mes shteteve palë, me synimin për të forcuar luftën kundër mosndëshkimit për krimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe aty ku është e zbatueshme, krimeve të tjera ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














